Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur këtë fundjavë (të shtunën 3 korrik) në një nga lokalet më luksoze në Drimadhes, Dhërmi.
“Plasi thika keq. U zunë rëndshëm. Njerëzit ikën të tmerruar. Madje, ata që ziheshin me thika, shkuan deri lart, deri tek karburanti. Gjithcka ndodhi pas orës 01.00 pas mesnatës”. Eshtë një inspektor policie që patrullon plazhin gjatë ditës dhe që rrëfen se çfarë ka ndodhur në fundjavë në një nga lokalet e natës në zonë.
Sanur Beach House, është I vetmi lokal në zonën e Drimadhesit që punon i pashqetësuar. Aty virusi korona nuk ekziston edhe pse ka një vendim të Komitetit të Ekspertëve që muzika fiket në orën 22.00.
Po të bredhësh gjithë zonën, te Hotel Morina policia madje sekuestroi dhe paisjet e zhurmës, meqë nuk dëgjonin ti mbyllnin. Lokalet e tjera, sapo prezantohet inspektori I zonës e mbyllin muzikën se kanë frikë prej gjobës 10 milionë lekë që nuk ua mban xhepi.
Por te Sanuri nuk ndodh asgjë e tillë. Sic tregon vetë faqa në Instagram, zhurma dhe muzika vazhdon përgjatë gjithë natës.
Një inspektor policie në zonë tregon se çuditërisht sapo policët shkojnë aty për të paralajmëruar mbylljen e muzikës kthehen mbrapsh. Askush nuk ka forcë të mbyllë klubin e natës.
Të rinjtë fokusohen vetëm në atë lokal sepse e dinë shumë mirë që nuk mbyllet. Të gjithë bizneset e tjera të zonës janë “xhelozë” për fuqinë që kanë ata të “Sanurit” për të mbajtur hapur lokalin kur askush tjetër nuk lejohet të punojë.
Edhe pse ka denoncime në polici që punon vetëm një vend, askush nuk ka fuqi ta mbyllë. Madje, sherri I të shtunës me thika mes të rinjve që kanë qenë aty nuk është raportuar. Si mund të raportohet kur ka ndodhur pas mesnatës? Sepse gjithë vemendja do të bjerë mbi autoritetet policore që nuk e kanë kryer punën e tyre. Që do të thotë se dikush duhet të lërë punën.
Ndaj, ngjarja kriminale me plagosje me thikë nuk ka ndodhur fare. Edhe pse të gjithë e dinë, dhe ditën e djelë, nëpër plazhet e Drimadhesit kjo është rrëfenja kryesore që thuhet. Por askush nuk flet, kush ishin grupet që u përplasën dhe realisht pse ka ndodhur sherri.
Ajo që duhet thënë përvec këtij sherri me thika është se gjithcka të dielën në mëngjes ishte për mrekulli. Beach bari punonte normalisht, gjurmët e gjakut ishin fshirë, ndërsa pushuesit po ngroheshin në diell sikur asgjë nuk kishte ndodhur një natë më parë.
/Burimi: NewsBomb/