Ditën e shtunë, një reper i njohur humbi jetën, pas një atentati me armë ku mbetën të vrarë edhe 2 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në Chicago dhe bëhet fjalë për reperin KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester.
Ai u qëllua mbi 60 herë, teksa linte ambientet e burgut të Cook Country. Reperi u dërgua menjëherë me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Gjatë atentatit u plagosën edhe dy femra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
KTS Dre sapo kishte dalë nga burgu, kur 2 persona po e prisnin në dy makina. Ata dolën, e qëlluan dhe u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme. Shkaku i vrasjes nuk dihet ende.
/Priza.al/