Sapo ishte kthyer në Shqipëri, si u qëllua për vdekje në kokë dhe zemër djali i ish-gjyqtarit

Zbardhen detaje të reja nga atentati në mesnatë në Tiranë ku u ekzekutua 28-vjeçari Klaudio Prendi. Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë zonës që njihet si “Kryqëzimi i Oxhakut”.

Sapo 28-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është futur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar. Plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor.

Shokët e viktimës kanë dalë me vrap nga lokali duke e nisur drejt Spitalit të Traumës. Aty i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Klaudio Prendi nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe hetuesit po verifikojnë aktivitetin që ka kryer jashtë vendit.

28-vjeçari Prendi është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, i cili pasi u njoftua për ngjarjen mbërriti në vendin ku iu bë atentat të birit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *