Disa ditë më parë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë luksoze. Por, pavarësisht kësaj Ermali vazhdon të jetë beqar dhe këtë na e zbuloi vetë Rezarta.
“Taksirat një dasmë tjetër derisa ta djegësh atë shami të beqarit”, ka shkruar ajo krah videos ku shihet se Ermali me pak humor refuzon ta djegë shaminë.
Epo duket se dasma të tjera janë në horizont nga dyshja që ka vendosur të festojë për aq kohë sa dashuria vazhdon dhe shamia nuk është djegur ende.