Sara dhe Ledioni bëhen prindër për herë të tretë

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë. Kështu ka raportuar së fundmi ‘News31’. Çifti janë bërë prindër të një vajze. Kujtojmë që ata kanë edhe dy djem të quajtur London dhe Roman.

Mirëpo ende pritet një konfirmim zyrtar nga Sara dhe Ledioni. Më herët, Sara theksoi gjatë intervistës për emisionin “Më lër të flas” se nuk kanë gjetur një emër për vajzën, madje janë ende në dilemë. Tashmë, të gjithë jemi kurioz të dimë emrin që i kanë vendosur vogëlushes.

“Unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë”, theksoi Sara.

Mirëpo, Donaldi e ngacmoi duke i thënë se nëse emri i vajzës do të jetë një emër qyteti. “Jo, do të ishim qesharakë”, tha ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *