Sara Hoxha ka kërcyer natën e djeshme në skenën e “Dancing With The Stars” dhe kjo mbrëmje ka qenë super speciale për të. Koreografia ishte krijuar pikërisht me këngën “Shko”, kur Ledri Vula ngriti kupën si fitues i “Top Fest” në vitin 2015.
Ajo tha se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur me kërcimin. Më tej, Sara theksoi se performanca e saj ishte shumë e vecantë për të dhe këtë natë ia dedikon Ledrit.
“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia dedikoj Ledrit”,- tha Sara.
Së fundmi, blogerja ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj personale dhe planet e ardhshme me Ledri Vulën.
Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu, e cila nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Mirëpo e pyetur nëse është në planet e tyre një fëmijë tjetër, Sara nuk hezitoi të shprehnte një dëshirë të saj të moçme, për ta bërë Poem me një motër.
“Po patjetër, por kam një kontratë me Xhixhin. Kam shumë dëshirë t’i bëj dhe një motër. Mendoj se duhet një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-shtoi Sara.