Mbrëmjen e kaluar nisi transmetimin spektakli i shumëpritur i kërcimit ‘Dancing With The Stars’. Një nga konkurentet e këtij programi është edhe blogerja e njohur, Sara Hoxha, e cila është partnerja e Ledri Vulës. Çifti kanë një vajzë të vogël, Poem Blu, e cila së bashku me babin Ledrin, e kanë mbështetur Sarën nga shtëpia në natën e parë të këtij spektakli.
Përmes videove të shpërndara nga Ledri në rrjete sociale, duket se si Poem ende nuk kishte fjetur pasi ndoqi të ëmën në këtë rrugëtim të ri. Pas kërcimit, Poem Blu dha edhe pikët e saj për Sarën. “10 pikë për mamin”,- ka shkruar Ledri krah një fotoje ku duket Poem, me një fletore dhe laps në dorë.
Shumë i ëmbël ky veprim i Ledrit, i cili mesa duket këto javë ka detyrën e vështirë të mbajë vajzën në shtëpi, teksa familja e tij do të jetë në studio në mbështetje të Sarës.