Sara Hoxha publikon pamjet e para nga shtëpia e Big Brother VIP 3!

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit “Top Channel”, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër.

Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij. Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *