Kohët e fundit nuk kanë munguar dramat në rrjetet sociale. E freskët është edhe ajo mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.
Teksa u duk se gjithçka ra në qetësi, blogerja ka ngacmuar sërish së fundmi.
Ajo ka ndarë në Instagram një postim të reperit Drake ku ai në përshkrim shkruan: Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh.
Dafina në fakt nuk i bëri bllok, por e hoqi nga Instagrami. Të jetë ky thumb i Sarës vërtetë për Zeqirin?!