U transferuan drejt Burgut të Fierit të paraburgosurit të cilët kanë marrë dënim nga Gjykata e Sarandës, por e kanë Apeluar atë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, deri sa vendimi në ngarkim të tyre të marre formë të prerë.
Ndërkohë edhe 13 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Tropojës, janë transferuar drejt burgut të Reçit, për shkak se në ditët në vijim burgu i Tropojës pritet të mbyllet.