Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive të kryer në kuadër të sezonit turistik 2023, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 16”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Guximtar Mustafa, 38 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtij shtetasi dhe në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte siguruar dhe i kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.