Blutë e Sarandës kanë arrestuar një 29-vjeçar, banues në Venezuelë. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij. 29-vjeçari me inicialet J.Ch. është arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.