SARANDË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai nuk ka pranuar t’i nënshtrohet kontrollit policor dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur nga çanta e dorë armën e zjarrit pistoletë që mbante.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar 35-vjeçari i identifikuar si A. C., ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe një krehër me fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/