Sarandë/ Bie nga lartësia, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Sarandë.

Një shtetas rreth 50 vjeç, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *