Ditën e djeshme, shtetasi me iniciale T. B., 56 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Mësohet se e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër, në zyrë, kundër dëshirës së tij.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Shpallet në kërkim shtetasi me iniciale T. B., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Sakaq, mësohet se e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër, në zyrë, pa dëshirën e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.