Gjergj Merkuri, kandidati i pavarur në Sarandë kallëzon penalisht kreun e PS-së Eleron Gjoni, për pengimin e tij të garojë në zgjedhje.
OBJEKTI I KALLEZIMT: Pengimi i subjekteve zgjedhore, pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore
Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore – Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore. për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar.
Shpërdorimi i detyrës dhe kërcenimi, ushtrimi i dhunës psikologjike dhe shantazhit të kryer nga funkionarë publikë.