Sarandë/ Makina merr përpara të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Delvinë, ku një automjet ka pëplasur një të mitur, 5-vjeçar.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë plagë në fytyre dhe në shpinë.

I mituri M.M, fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

SARANDË

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë

Dyshohet se i mitur me iniciale M. M., 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por kërkohet trajtim spitalor.

Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *