Sarandë/ Me thikë në dorë hyri në dyqan dhe vodhi një celular, policia identifikon autorin (Emri)

Tre muaj më parë në Sarandë, në  biznesin e shtetasit me inicialet F.D., një i ri vodhi një celular me dhune dhe nën kërcënimin e një thike.

Pas kërkimeve të shumta të policisë u bë e mundur zbulimi i autorit si dhe arrestimi i tij. Bëhet fjalë për Klaudio Qendron, 21-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen të kryer muaj më parë u bë e mundur arrestimi i tij.

Burime zyrtare nga policia pohuan se i riu është nga Delvina, dhe mbrëmjen e 25 tetorit vodhi një celular në dyqanin e shtetasit me inicialet F.D. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *