Sarandë/ Operacion sekret i specialëve gjatë natës. Kapet i ‘forti’ i Tepelenës brenda në lokal me një…

Konsiderohej si i “forti” i Tepelenës dhe i “rrezikshëm”, madje me vete mbante edhe një armë zjarri, por çuditërisht nuk u bëri asnjë rezistencë uniformave blu që mësynë në lokalin e natës për ta prangosur.

Një operacion i mbajtur fshehtas nga Policia, ka çuar në pranga një prej emrave të njohur të botës së krimit në zonën e Gjirokastrës dhe Sarandës. Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë Renato alias Andrea Çaushin nga Tepelena, teksa lëvizte në qytetin e Sarandës me armë pa leje.

Ky person kishte edhe precedentë të mëparshëm të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndalimi i Çaushit është bërë në ambientet e një lokali në qytetin e Sarandës, i cili në momentin që i janë vënë prangat, nuk bëri asnjë lloj rezistence, ndërsa ka pretenduar se “pistoletën e mbante për vetëmbrojtje” dhe jo për të qëlluar ndaj ndokujt.

Çaushi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Sarandës dhe më pas Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë, “arrest në burg” për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve”.

Ndërkohë që asnjë detaj nuk është bërë publik për mediat, nga ana e Policisë së Shtetit.

Por kjo nuk është hera e parë që Çaushi vendoset pas hekurave të burgut, pasi është arrestuar sepse akuzohej si organizator i trafikut të drogës në Itali, edhe pse më pas u shpall i pafajshëm nga drejtësia shqiptare. Emri i tij dhe të vëllait, Ervisit, u përfol edhe për plagosjen e pronarit të “Orange” në Sarandë, gjatë kësaj vere, por kërkimi policor për ta u ndal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *