Ditën e sotme një 73-vjeçar suedez ka ndërruar jetë në një plazh privat në lagjen nr.1 të Sarandës.
73-vjeçari i identifikuar si Benqt Old Tixer pasi është futur në ujë ka humbur ndjenjat.
Menjëherë pushuesit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e ka transportuar për në spitalin e Sarandës.
Burimet bëjnë me dije se 73-vjeçari suedez ka pësuar arrest kardiak.