Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Sarandë.
Blutë e Sarandës kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në një nga restorantet e zonës, video e së cilës qarkulloi gjerësisht në rrjet dhe ku shihej pronari i biznesit në fjalë që ndiqte me thikë klientët e tij.
Mësohet se Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çoba. Ai është pronari nga Fieri i restorantit “Fantastic”.
Ndërkohë, përsa i përket konfliktit, ai ka ndodhur rreth orës 18:00 pas një debati me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzuan ta paguanin.
Çoba i ka kanosur ata me një mjet prerës, por fatmirësisht nuk ka goditur asnjërin prej klientëve, ndaj incidenti është mbyllur pa të lënduar.
Restoranti ku ka ndodhur kjo ngjarje e shëmtuar për turizmin, ndodhet në aksin Turizëm- Kanali i Çukës.
Gjithashtu pas kontrollit të bërë raportohet se policia nuk e ka gjetur 48-vjeçarin në lokal dhe as në banesë, ndaj e ka shpallur në kërkim.
https://www.priza.al/2022/08/07/e-rende-ne-sarande-pronari-i-restorantit-ndjek-nga-pas-me-thike-klientin/