Sasi e madhe droge është kapur sot në shtetin fqinj Italian. Raportohet për më shumë se 400 kg kokainë, e kapur kjo nga autoritetet doganore e ato të Guardian di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.
Mediat vendase raportojnë se kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner i cili mbërrinte nga Amerika e Jugut e cila transportuar përmes portit roman.
Evidentimi i lëndës u bë i mundur falë qenve antidrogë të cilët zbuluan kontejnerin me drogë.
Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro.
Është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në portin e Civitavechias.
Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.