SAVA TOURS MES MASHTRIMIT DHE EVAZIONIT/ Denoncimi: Më morën 4000 euro për pushime që nuk vajta, Vojsava më bën gangsterren “Nuk të jap asnjë lek mbrapsht”

Ditën e sotme në redaksinë e priza.al ka ardhur një denoncim nga një qytetar. Zotëria, nëpërmjet mandatit të paguar dhe historisë së treguar na tha: “Më datë 22 korrik 2024, pranë zyrave të “Sava Tours” bëra një pagesë 4000 euro për një javë pushime në resortin Gural Premier në Belek. Udhëtimi ishtë i parashikuar të kryhej në datat 6 deri më 12 gusht. Në momentin e fundit një emergjencë familjare na detyron të mos shkojmë në këtë udhëtim.

Paraqitem pranë zyrave të Sava Tours dhe duke I kërkuar të mbahet pagesa e biletave të avionit dhe penaliteti për anulimin, të më kthehen lekët e tjera mbrapsht. Lekët refuzuan të mi japin, me shumë arrogancë…”

 

Ky ishte denoncimi i qytetarit, I cili pas verifikimeve të redaksisë sonë rezulton se ka paguar 4000 euro cash, të pashoqeruara me asnjë faturë tatimore, por thjesht me një mandat të brëndshëm të zyrës së Sava Tours, për 1 javë në Turqi për dy të rritur dhe një fëmije.

 

Cdo ditë ka me mijëra anulime udhëtimi, apo anulime reverzimi hotelesh për arsye të ndryshme, por nuk ishte parë dhe dëgjuar deri më sot, që klientit në vend të penalitetit, t’i vihet GJOBE leku I vet.

Priza.al do ta ndjekë këtë rast, I cili në mënyrë ironike do duhej të trajtohej kohë më parë nga stafi ynë, jo si ky rast, por për plot raste dhe denoncime për abuzime të ndryshme të kësaj agjencie karshi shumë klientëve ë filluar me tarifa shtesë që dalin gjatë “rrugës” e deri në ndërrime hotelesh apo dhomash, në kushte komplet të tjera nga ajo për të cilën klienti ka paguar në të vërtetë.

-vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *