Aktivisti Sazan Guri teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lire” ka debatuar me moderatorin Arjan Çani.
Kjo pasi Guri vetëshpalli kandidaturën për President të Republikës.
Çani i ka kërkuar menjëherë të tërhiqet, duke i thënë se nuk do ta votonte askush, por aktivisti ka replikuar menjëherë duke i thënë se e ka në AND udhëheqjen e shtetit.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Po tallesh ti, nuk mendoj se mendon që do të bëhesh vërtet President
Sazan Guri: Si, po tallesh tani, bën sikur je LIVE apo s’je LIVE
Arian Çani: Jo, jo, unë ta them se të kam mik, po të isha si ty, të kisha parë se kush është vetëshpallur President, do të tërhiqesha
Sazan Guri: Po si
Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh President
Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%
Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh
Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%
Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër
Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato
Arian Çani: Po unë do bëj punën time
Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare
Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori
Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë..i përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Një njeri që ka dijeni në shumë fusha.