Ka kaluar pothuajse një javë, prej kur gripi i pulave është përhapur në të gjithë vendin .
Përveçëse shqetësimit, një pikëpyetje e madhe vjen në lidhje me masat e marra nga Ministria e Bujqësisë, në lidhje me menaxhimin e situatës.
Sipas ambientalistit dhe gjeologut të njohur, Sazan Guri, Ministria e Buqësisë ka dështuar përsa i përket menaxhimit të gripit të shpendëve, për vetë faktin se ajo nuk morri masa në lidhje me parandalimin e gripit të shpendëve, në Shqipëri.
Në deklaratën e tij të fundit, ai ndër të tjera shprehet se gruposja që mund t’i bëhet shpendëve përbën vepër penale sepse ndot tokën.
“Ne kemi ekspertë dhe kemi mundësi. Si mundet që shteti të dal zbuluar? Ku do hidhen këta shpendë, do hidhen në Sharrë? Ja pse duhet qe të kishte një landfill për këto mbetje por kjo është një çështje tjetër. Ata venë edhe i groposin në tokë, por ajo është një vepër penale sepse ti bën ndotjen e tokës në këtë rast. Lë shumë për të dëshiruar dhe tregon që jemi të paaftë dhe të pazotë. Është për të ardhur keq që kemi ekspertë dhe mendime është turp i madh. Më vjen keq kur shihja situata makabre kur dikush kërkonte ndihmë dhe institucionet nuk ja jepnin. Sepse s’ka program dhe s’kanë plan”, deklaron ndër të tjera ai.
Sakaq, ai thekson se importi i pulave nga Greqia, nuk duhej lejuar, dhe zgjidhja më e mirë që mund të vinte sipas tij në këtë situatë është vendosja e karantinës, në mënyrë që mos të shtohej rreziku.
Ndër të tjera ai shprehej se shteti, duhet të ketë një plan dhe një tekonologji e cila merret posaçërisht me djegien e mbetjeve shtazore, mospasja e këtij të fundit sipas gjeologut e bën akoma dhe më të vështirë menaxhimin e situatës, në momentin që gripi ka mbërthyer vendin.