Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e një lufte të përhapur në Lindjen e Mesme.
Scholz dënoi ashpër kërcënimet ndaj sigurisë së Izraelit nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban, dhe faktorë të tjerë, duke theksuar nevojën për të ndalur spiralen e dhunës.
Scholz kërkoi që të përfundojë menjëherë dhuna në Rripin e Gazës dhe të finalizohet një marrëveshje armëpushimi.
Ai nënvizoi se objektivat ushtarake kundër Hamasit janë arritur dhe kërkoi veprime për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në këtë rajon.