Edi Rama ka folur për simpatinë që ka ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel.
Në një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Steart, kryeministri Rama ka treguar një moment të veçantë, se kur ka takuar kancelarin Olaf Scholz në zyrën e Merkel, e ka ngatërruar me ish-kancelaren.
Më tej, Rama thotë se e ka kuptuar që nuk është Merkel, kur kancelari i ka thënë që është i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit të tij, gjë që sipas tij, Merkel nuk do e thoshte kurrë.
Ju keni një marrëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholtz, vazhdoni ta ndieni mbështetjen e gjermanëve?
“Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angela-s, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë”, tha Rama.