Kancelari gjerman Olaf Scholz, deklaroi se shpreson që të mbahet samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se nuk e sheh të sigurt mbajtjen e tij.
Sipas tij, këto vende duhet të vijojnë rrugën e integriomit në BE, pasi nëse ndodh e kundërta, këto vende mund të rrezikojnë të kalojnë në konflikte politike. Po ashtu ai ka vlerësuar edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për anëtarësimin në bllokun europian.
“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”, tha ai.