Gjermania është e gatshme të përballet me “kërcënimet” nga Rusia, duke përfshirë krizën e gazit të lëshuar nga Moska në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz. Të gjitha masat e marra nga Berlini për të garantuar furnizimin me gaz kanë “ndihmuar për të siguruar që vendi të jetë në një situatë shumë më të mirë se sa parashikonte disa muaj më parë,” tha ai.