Scholz vizitë në Kiev, i dhuron Ukrainës 650 mln euro armatime

Mëngjesin e sotëm kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev.

Sipas ZDF, Scholz do të zhvillojë bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armative të tjera me vlerë 650 milionë euro për Ukrainën.

“Ukraina mund të mbështetet tek ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Për ta bërë të qartë përsëri, unë udhëtova për në Kiev sonte me tren përmes një vendi që ka mbrojtur veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *