Moderatorja Kiara Tito një muaj më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj Luna Mari.
Ditën e sotme Kiara ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë pyetur prezantuesen rreth përjetimeve të shtatzënisë.
“Në cilën javë e zbulove gjininë e Lunës dhe çfarë ndjesie kishte se do ishte gjinia?” e pyeti një ndër fansat.
Kiara u shpreh se “gjatë gjithë jetës time kam ëndërruar të kem një vajzë. Kam bërë nipt test dhe kur ka ardhur përgjigja, u detyrova të bëja sa më shpejt gender reveal se nuk më pritej. Pastaj momenti kur pash tymin rozë nuk mund ta harroj kurrë”.