“S’do t’i thoja kurrë jo…”, Ronela Hajati tregon nëse do të bashkëpunonte me reperin e njohur

Ronela Hajati është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Ndonëse është shumë e zënë me projektet e saj muzikore dhe koncertet që zhvillon, këngëtarja gjen gjithmonë kohë për të komunikuar me ndjekësit e saj.

Këtë gjë e ka bërë edhe së fundmi në një bashkëbisedim në Instastory nëpërmjet mesazheve anonime “send me anonymous messages”. Ndër shumë pyetje dhe kureshtje të shuara, Ronela nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe pyetjes nëse do të kishte një bashkëpunim me reperin e njohur, Noizy.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo! E respektoj punën e çdo artisti këtu! Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë! Kështu që big up të gjithë atyre që vazhdojnë t’i rezistojnë tregut”, është shprehur Ronela.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *