Krimi në familje “godet” në Durrës Spiro Toli ka mbetur i plagosur pas një sherri banal me kunatin e tij Festim Hoxha, i cili e ka qëlluar me thikë.
Pas plagëve të marra, Toli është transportuar drejt spitalit, ndërsa është shpallur në kërkim kunati, Festim Hoxha.
Sherri mes kunetërve ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej. “Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e tij.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S.T, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.