“S’e kam idenë”! Detajet e fundit për shpërthimet me eksploziv në Shkodër dhe Krujë

Shkodra dhe Kruja u tronditën mëngjesin e sotëm nga shpërthimet me eksploziv. Në kryeqendrën e veriut u vendos tritol në gomën e parë të një makine të parkuar, në pronësi të Alban Bushatit.

Alban Bushati ka deklaruar se merret me tregtimin e fruta perimeve. “Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”, ka deklaruar ai në polici. Dyshimet e policisë lidhen me bastet sportive.

Ndërsa në Krujë është vendosur lëndë plasëse në xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të Bledar Talit. “Dëmet janë të mëdha, nuk jam dyshime mbi autorët, lokali është jashtë funksionit” tha ai.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *