Lajmi më i trumbetuar nëpër media ditën e sotme ishte se “Prestige Resort” po shembet edhe pse i ndërtuar me shumë pikëpyetje por gjithsesi rezorti është përcaktuar nga pronarët si një sulëm ndaj televizionit ‘News 24’ ndaj radios ose ndaj gazetës në pamje të parë të lë përshtypjen se në atë hotel ishin studiot e lajmeve.
Gazetari Armir Shkurti nëpërmjet ironisë shprehet se nuk është sulm ndaj gazetarisë një hotel ku pronari kapardiset në tavolinë me kokat e shtetit me ata që sot po i prishin median e pavaruar. Nëpërmjet edhe një anekdoke me Nastradinin se çdo gjë që lind mund të vdesi, Shkurti dha një mësim në llogarinë personale ‘Facebook’.
“Se na çatë trapin!! Po fort na e çatë ama!!! “Prestige Resort” është televizion, radio, gazetë…. ? Çne “sulm ndaj gazetarisë” hoteli ku pronari kapardiset në tavolinë me ata që sot po i prishin “median e pavarur. – Kazanin! – ia kërkoi
– Vdiq! – ia priti Nastro
– Si ore vdiska kazani?
– Epo një gjë që pjell a vdes?”,- shkruan gazetari.
Postimi i plotë:
Se na çatë trapin!! Po fort na e çatë ama!!! “Prestige Resort” është televizion, radio, gazetë…. ? Çne “sulm ndaj gazetarisë” hoteli ku pronari kapardiset në tavolinë me ata që sot po i prishin “median e pavarur”
Nastradini i kërkoi kazanin komshiut. Ky ia dha me shumë llafe e pishmanllëqe. Të nesërmen Nastradini ia ktheu kazanin me gjithë një kusi.
– Po kjo? – pyeti i kënaqur komshiu
– E polli kazani – ia priti Nastradini
Pas ca ditësh Nastradini ia kërkoi sërish. Këtë herë tjetri ia dha me qejf kazanin. Ama kaluan ditë e Nastradini s’po ia kthente:
– Kazanin! – ia kërkoi
– Vdiq! – ia priti Nastro
– Si ore vdiska kazani?
– Epo një gjë që pjell a vdes?