Aktori i “Prison Break”, Wentworth Miller, ka ndarë me fansat e tij një lajm që i surprizoi të gjithë. Ai publikoi në Instagram një foto të një katrori të bardhë, që simbolizon autizmin.
Miller zbuloi se ka 1 vit që është diagnostifikuar me autizëm 1 vit më parë dhe foli për ndjesitë që ka përjetuar.
“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkruan ai në Instagram.
“Nuk dija shumë për autizmin. (Ka shumë për të ditur) Tani për tani puna ime duket sikur po zhvillon mirëkuptimin tim. Rishqyrtimi i 5 dekadave të përvojës së jetuar përmes një lente të re”, shkruan aktori.
/Priza.al/