Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkëpunimin e tyre më të ri. Thuhet se dy reperët e kanë përfunduar këngën e tyre dhe tashmë pritet që vetëm të publikohet.
Gramoz Aliu ose siç e njihet me emrin e tij të atit Mozzik, i ka dhënë mundësi fansave në ‘Instagramin’ e tij, për ta pyetur atë për çdo gjë. Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët janë kuriozë për gjëra të ndryshme nga jeta e reperit.
Bazuar edhe në këngën e tij të fundit “Të dua”, ku Mozzik përcolli shumë emocione, një ndjekës e ka pyetur artistin: “Mozzi shumë i thyer këto kohë, pse?” Përgjigjja e reperit ka qenë e shkurtër dhe me një kuptim të thellë: “Po jetoj,”– shkroi Mozzik.
Siç e dini, Gramoz Aliu është babai i një vajze Hanës, të cilën e ka me reperen Loredana Zefi. Dyshja janë ndarë prej kohësh, ndërsa në thuajse gjithë intervistat e fundit, Loredana është shprehur se ka dëshirë të bëhet nënë sërish.
Mesa duket të njëjtën dëshirë ndan edhe Mozzik, i cili i pyetur nga një fans në profilin e tij në ‘Instagram’ nëse e mendon veten prap baba është shprehur: “Po more.”