Së shpejti në SHBA me Ramën, ministri Peleshi zbulon detaje nga vizita

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga foltorja e Kuvendit foli për bashkëpunimin në rritje me SHBA lidhur me sigurinë në vend.

Peleshi deklaroi se bashkëpunimi me SHBA ka prekur të gjithë sektorët me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”. Sipas tij, lajm i mirë është se Shqipëria është në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera.

“Më është kërkuar të bashkëpunoj diçka më tepër rreth asaj që prezantoi Rama. Është momenti që në fillim të një mandati të risjellim edhe njëherë në vëmendje se SHBA është për ne një aleat në NATO, por edhe një partner strategjik special. Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi ka prekur të gjithë sektorët, me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”. Lajmi më i mirë është se ne jemi në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera, që do të zhvillohen në çdo dy vite në vendet tona. Stërvitja amerikane solli një mesazh për rëndësinë që Shqipëria ka në rajon, por edhe në NATO e SHBA.

Jam krenar dhe e them me plot gojë se bashkëpunimi me pajisje amerikane është prezent në forcat tona të armatosura, si radio-komunikimi, avionë pa pilotë. Duke vazhduar në forcën detare, synojmë krijimin e qendrës kribernetike. Këtë të fundit do ta dëgjojmë gjithnjë e më tepër në fushën e sigurisë. Kemi akoma shumë punë për të bërë, për t’u ngritur në nivelin ku duhet të jemi. Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në një fazë tjetër të bashkëpunimit me SHBA, ku tashmë flasim dhe për projekte të përbashkëta me partnerin tonë strategjik. Rasti i blerjes së helikopterëve ‘blackhot’ është një shembull i tillë. Duam ta shtrijmë bashkëpunimin edhe në fushën e blerjeve e prokurimeve, duke përdorur struktura e agjenci të posaçme. Dua të ndalem dhe në bashkëpunimin e shkëlqyer me gradën e shtetit të Nju Jersi.

Bashkëpunimi do të vazhdojë në shërbimet zjarrfikëse, për shkëmbimin e universiteteve, ndihmë për shërbimin mjekësor ushtarak, luftën kundër trafiqeve, etj. Së fundi, gjatë gushtit të zjarreve patëm mbështetje nga SHBA me një grup ekspertësh, që na ndihmuam të ishim më eficentë. Në dhjetor të këtij viti kemi një ngjarje shumë të rëndësishëm, kemi takimin konsultativ SHBA-Shqipëri, ku do kemi mundësi të forcojmë bashkëpunimin.

Kemi ambicien që ta kthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura në një institucion që përgatit liderë në shoqëri. Ai komunitet studentësh, që sapo ka filluar nga viti i kaluar, është model, që duhet ta sjellim më pranë publikut të gjerë për të shërbyer si shembull të disiplinës, edukimit dhe punës që bëjnë me dinjitet ndaj vendit. Pas vizitës që kryeministri, unë dhe një delegacion, do të kemi në SHBA, shpresoj që i vlen jo vetëm fushës sonë, por edhe shoqërisë. Çdo student që studion në Akademinë e FA jo vetëm nuk paguan, por ne i japim një pagesë për të qenë dinjitoz. Ambicia për ristrukturimin e akademisë sonë nuk është thjesht rimodelimi sipas një modeli kampion, por edhe rajonalizimi. Ne duam që lëndët të bëhen në anglisht, në mënyrë që të shërbejë më tej se vendi ynë”, u shpreh Peleshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *