Një grupim prej 28 deputetësh të PS i kanë dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndryshojë rendin e ditës në seancën e 7 korrikut. Socialistët kanë depozituar kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Kërkesa është depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në këtë kërkesë kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.
Kujtojmë se nesër në orën 19:00 do të mbahet protesta e opozitës, e pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare.