Parlamenti i Shqipërisë ka nisur sot punimet e sesionit të ri, në seancën e parë për vitin 2022. Seanca nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, por menjëherë pas kësaj filloi dhe debati i ashpër.
Fjalën e para e mori kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, e cila bëri një hyrje kushtuar Sassoli-t.
Pas saj, foli nga vendi deputeti demokrat Edmond Spaho, që shpërtheu në akuza ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
“Nuk më përjashton dot njeri nga grupi i Partisë Demokratike. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në selinë e PD, e që goditi me gaz lotsjellës ai. Ai që ka humbur katër palë zgjedhje dhe akoma thotë se është e ardhmja e Shqipërisë.
Që bën çdo gjë për të mbajtur karrigen, për favoret e veta në bashkëpunim me Edi Ramën. Tani pres fshatin se ku do të më internojë, nuk ma priste mendja që Lul Brava do risillte diktaturën”,- tha Spaho.
/Priza.al/