Seanca në Hagë ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Jam dhunuar, dorën e kam të thyer në tri vende

Dëshmitari në seancën gjyqësore kundër ish-kryetarit të UÇK-së, Salih Mustafa ka treguar me detaje dhunën që ka pësuar në momentin që është rrëmbyer nga njësia “Skifterat”. Në fjalën e tij, ai tha se nga dhunimet dhe rrahjet ka marrë lëndime në dorë, kokë, gisht si dhe dhëmbë.

Dorën e kam të thyer në tri vende që më kanë rrahur. Pastaj, nuk e kam ditë por ka ndodhë që një ditë i kam pirë 10 ilaçe të kokës dhe kam shkuar tek mjeku ka konstatuar se duhet të bëhem operacion për shkak të rrahjes. Gishtin e mesit të dorës së djathtë e kam të thyer, dhëmbët e thyer. Krejt trupin të llomitur”, është shprehur dëshmitari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *