Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, ndër të tjera Rama ka folur edhe për shëndetësinë dhe për mënyrën se si Shqipëria e përballoi situatën pandemike, mënyrë me të cilën Rama krenohet.
Këtë moment nuk e ka lënë pa e komentuar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha i cili nga vendi dhe pa mikrofon ironizon Ramën duke thënë se ai po bën politikë me të vdekurit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Zhvillimi i shëndetësisë. Dua të flas me fakte në vitin 2013 vetëm 43% e shpenzimeve mbuloheshin. Sikur virusi ta kishte gjetur Shqipërinë siç e gjetëm ne dhe pa platformën e-albania. Parafytyroni karantinë pa të. Kjo do të jetë përgjithmonë motiv krenarie për mua që Shqipëria nuk u gjunjëzua. Meqë po më ndërhynë, edhe aleanca juaj për virusin. I thatë shtyrje të fortë. Por u përballua falë mjekëve.
*flet nga vendi pa mikrofon/ Basha: 16 mijë të vdekur! Të vdekur…Politikë me të vdekur
Nikolla: Ju lutem mos flisni nga vendi.
/Priza.al/