Seanca e sotme parlamentare ka nisur me kërkesat e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat dhe praninë e kryeministrit në Kuvend. Përkrahësit e kryetarit të Partisë Demokratike, Berisha, kanë bllokuar edhe foloren e Kuvendit.
Deputetja Ina Zhupa u shpreh: “Ne kemi një tradhtar të korruptuar, një tradhtar i cili na ka vënë në rrezik stabilitetin tonë si vend anëtar i NATO-s dhe marrëdhëniet me SHBA. Ne si vend i cili kemi marrë përsipër sanksione për luftën në Ukrainë, duhet të mos i shpallnim rusët investitorë strategjike.
Ku e keni Edi Ramën? Të vijë të japi shpjegime përpara qytetarëve shqiptarë. Të na përmendi takimet, të flasë për miqtë e tij. Nuk mund të ketë seancë normale në këto kushte”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e quajti imagjinatë deklaratën e Zhupës. Sipas tij për zhvillimin e interpelancës duhet të respektojnë rregulloren.