Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që po bëhet ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerit. E pranishme në seancë do jetë edhe ambasadorja greke, e cila ka mbërritur më herët se ora kur do zhvillohet seanca.
Beleri ka kërkuar mjek në paraburgim me argumentimin që nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore, prej diabetit dhe sëmundje të tjera. Ndërsa, Pandeli Kokoveshi, është shtruar në QSUT prej problemeve me shëndetin, duke përmendur këtu një ndërhyrje në zemër. Pano Kokoveshi, do e mbajë masën e arrestit në QSUT në Tiranë.
Për Belerin, gjyqtare e çështjes do jetë Dorina Stroka dhe avokat Romario Meminaj.