Ka nisur seanca e Kuvendit për ditën e sotme. Pjesë në këtë seancë, është i ftuar edhe Kryetari i parlamentit të Kanadasë Anthony Rota.
Gjatë fjalës së tij në seancë, Rota tha se Shqipëria dhe Kanadaja janë angazhuar në shumë çështje dhe kanë thelluar bashkëpunimin e tyre. Rota theksoi se Shqipëria ka përforcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe se ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit. Më tej ai ka shtuar se duke punuar bashkë ne mësojmë nga njëri-tjetri.
“Kanadaja dhe Shqipëria kanë mundësi për të bashkëpunuar. Barazia gjinore fuqizimi i grave janë të rëndësishme. Shtetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar ndjej tronditje por edhe admirimin se si kolegët tanë në Ukrainë sapo mbarojnë seancën rrokin armët për të mbrojtur territorin. Ukraina po mbron lirinë dhe shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë ne. Kanadaja ka qenë shumë e angazhuar në këtë çështje. Hapi i parë për të gjetur paqe është dialogu. Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomacie, vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit.
Shqipëria ka punuar fort edhe me masa të tjera për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët, me nismën ‘Open Balkan’. Kemi plot gjëra për t’u krenuar. E kam fjalën edhe për barazinë gjinore pasi këto çështje janë të rëndësioshme për Kanadanë. Duke punuar bashkë ne mësojmë nga njëri-tjetri. E kam fjalën për ndryshimet klimatike ku na duhet të marrim masa. Njerëzit që jetojnë në varfëri janë ata që vuajnë pasojat dhe ne duhet të kujdesemi për ta. E di se në Shqipëri keni vuajtur nga kushtet klimatike”, tha kryeparlamentari kanadez.