Seanca plenare/ Nga marrëveshja me Emiratet Arabe te ligjet për migracionin, çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare në Kuvend.

Sipas rendit të ditës pritet të diskutohet për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike te zbatimit të asistencës financiare të BE-së.

Më pas do të diskutohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe terrorizmit.

Projektligji tjetër që do të diskutohet ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës për qëllime të lidhura me migracionin.

RENDI I DITËS:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.9.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPAIII)”. (Nenet 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”. (Nenet 78, 83, pika 1 dhe të nenit 121 të Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

  1. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje, Shprehet nismëtari
    Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare, Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore,, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
    Diskutime, (Shprehen grupet parlamentare), Koha e votimit
  2. Projektvendim “Për zgjedhjen e Z.Albert Minga anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit
    Shqiptar”. (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)
  3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”. (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, i ndryshuar””, nenet 55, 60 dhe 111 Rregullore Kuvendi, shumicë e thjeshtë votash për miratim, votim i fshehtë)
  4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *