Sebepi janë shezlongët/ Pas Velipojës, sherr edhe në Ksamil. Policia ndërhyn në kohë por shkaktar ishte një… polic

Mund të duket si e pabesueshme por me gjasë shezlongët e plazheve dhe çmimet e kripura të tyre në sezonin e verës janë bërë edhe një “mollë sherri” që po ha koka njerëzish.

Fiks atëherë kur u mendua se qeveria do ta zgjidhte këtë problem me anët të portalit “e-Albania”, duket se ky i fundit njësoj si ligji famëkeq “7501”, po sjell vetëm konflikte dhe mosmarrëveshje te operatorët e turizmit, por po shoqërohet edhe me viktima.

Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonget edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula, është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“Leji ato shezlonge”,- dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga “Syri.net”.

Bora Bora Beach (Ksamil) - 2021 All You Need to Know Before You Go (with Photos) - Ksamil, Albania | Tripadvisor

Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlongë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se, punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar, investitor prej 15 vitesh. I kam përmbushur të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi. Në një mënyrë ose në një tjetër ai e ka marrë me të padrejtë. Sepse një punonjës që ka marrë një lokal me qira, që nuk plotëson asnjë kriter, që duhen kritere të tjera”,- është shprehur biznesmeni për “Syri.net”.

Pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.

/Burimi: Syri.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *