“Secili ka huqet e veta”/ Agjira Spanca flet hapur për marrëdhënien e saj me Graciano Taganin, ja sa romatik është balerini

Graciano Tagani dhe Agjira Spanca janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar të cilët përveç se janë partnerë në jetën sentimentale janë dhe në jetën profesionale.

Moderatorja shpesh herë realizon ‘ask me questions’ për ndjekësit e saj, ku i drejtojnë ,pyetje nga më të ndryshmet por më shumë janë të interesuar të dijnë detaje rreth marrëdhënies së saj me Gracianos.

“Kaq i ëmbël është gjithmonë Graciano apo nuk është ashtu si duket?”- e ka pyetur një ndjekës blogeren.

Agjira Spanca/Instagram

“Secili njëri ka huqet e veta, edhe unë te Graciano kam shumë gjëra që mbase nuk më pëlqejnë ose më bëjnë me nerva, ama kryesisht e rëndësishme është që është shumë i ëmbël, shumë i dashur, shumë i respektueshëm dhe më surprizon gjithmonë. Kështu që shumë shpejt ai do të bëjë publike, diçka shumë ‘cute’ që ma ka bërë surprizë mua”- u përgjigj Agjira nëpërmjey nje videoje.

Kujtojmë se Graciano dhe Argjira u bënë kryefjalë e mediave rozë disa kohë më parë pasi u aludua se prisnin fëmijën e tyre të parë. Çifti po shijojnë prej shumë kohësh një romancë dhe bashkëjetojnë së bashku, por ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë.

Ishte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që bëri lëmsh të gjithë.

Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shower-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv”.

Por, duket se e gjitha ishte një shaka, pasi i menjëhershëm ishte dhe reagimi i moderatores, ku mohoi të ishte në pritje të ëmbël.

“Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira aso kohe.

Rikujtojmë se dyshja tha publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.  “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *