Sekret i thjeshtë! Çfarë të konsumoni para dhe pas palestrës

Nëse doni një trup të shëndetshëm dhe FIT, 70% e punës është tek ushqimi dhe vlerat që i ushqeni trupit dhe muskujve tuaj, 30 % stërvitja. Sado e shpejtë dhe e bukur të jetë një makinë nuk është funksionale pa karburant. Muskujt tuaj kanë nevojë të ushqehen dhe rikuperohen nga stërvitja në mënyrë që të “ndërtohen” siç duhet. Dhe nutrient kryesor për këtë, siç e dime tashmë, është PROTEINA. Pra, është e rëndësishme të konsumojmë ushqime të pasura në proteina.

•Para palestre është mirë të konsumohet banane, të cilat janë të pasura me shumë potasium, kos i cili ka shumë proteina, si dhe mjalti i cili është i pasur me vitamina dhe që trupi juaj ka shumë nevojë.

•Ndërsa pas palestre trupi juaj ka shpenzuar shumë energji  dhe ju keni nevojë për proteina e për të “rindërtuar” menjëherë muskujt tuaj, ndaj do ishte mirë të konsumoni  mishin e pulës, drithrëat por edhe peshkun, kryesisht salmoni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *