Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se NATO është e vendosur të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të zbatojë reformat e ndërmarra në shërbim të qytetarëve. Në një intervistë për gazetën malazeze, ai kërkon edhe angazhimin nga ana e të gjithë liderëve të cilët duhet të tregojnë përkushtim për zbatimin e reforma

Stoltenberg ka theksuar se gjatë këtyre viteve të vështira të pandemisë NATO ka ndjekur dy prioritete fillimisht duke demonstruar solidaritetin mes aleatëve dhe partnerëve dhe së dyti duke siguruar që kjo krizë shëndetësore të mos kthehet në krizë sigurie.

‘Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të minuar progresin.

NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat.

Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, strukturat e saj unike janë të rëndësishme për stabilitetin e vendit, veçanërisht Forcat e Armatosura, një nga institucionet më të forta multietnike në vend. Siç thashë vitin e kaluar, kur festuam 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit – një nga arritjet më domethënëse ishte krijimi i Forcave të Armatosura të Përbashkëta.’, ka thënë ai.

/Priza.al/